Tetraplegjiku në varfëri ekstreme

01/07/2013 00:00

Shadija, nëna e një fëmijë 13-vjeçar tetraplegjik, bën kilometra të tërë në këmbë për të mbërritur në shtëpi pasi kryen disa blerje të nevojshme për familjen.

Të dy jetojnë në një banese të vjetër e të vetmuar, të vendosur në një përrua rreth 1 orë larg fshatit Dukaj të Tepelenës, në varfëri ekstreme. Shadija thotë se e kalon një pjesë të ditës duke qarë dhe pjesën tjetër duke u kujdesur për të birin.

Djali 13-vjeçar ka statusin e tetraplegjikut dhe trajtohet me fondin e caktuar për këtë kategori prej vitesh tashmë, por sa herë që rinovohen dokumentat gruaja detyrohet ta transportojë atë në krahë për kilometra të tërë për ta prezantuar para komisionit.

“Jetoj vetëm me një pension dhe ka një vit që ma kanë ulur pensionin, nuk e di pse”, shprehet gruaja.

Familja Hysi jeton vetëm me të ardhurat prej pensionit të 13-vjeçarit. Pas vdekjes së bashkëshortit një vit më parë, kanë nisur t’i vjedhin edhe bagëtitë me të cilat jeton.

Top Channel