Vëzhguesit vendorë: Të plotësohet KQZ

27/05/2013 00:00

Në raportin e dytë parazgjedhor koalicioni i vëzhguesve vendorë ka
shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në Komisionin Qendror të
Zgjedhjeve.

Me kete rast eshte kerkuar plotesimi me 7 anëtare i KQZ-së, pasi sipas raportit funksionimi aktual eshte i paplote. Raporti i publikuar të hënën perfshin periudhen nga 15 marsi deri ne 23 maj, ndersa fushata elektorale do te shoqerohet me nje tjeter raport qe pritet te publikohet disa dite para zgjedhjeve.

Ne te njejten kohe koalicioni i vezhguesve vendore ka theksuar se fushata ka nisur para kohe duke shkelur ne kete menyre afatet ligjore.

Top Channel