Deri ditën e shtunë asnjë shtetas shqiptar me pashaportë biometrike nuk
do mundet të kalojë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Shkak eshte bere instalimi i nje sistemi të ri në pikën e kalimit kufitar grek që nuk po funksionon siç duhet dhe shkëputet vazhdimisht. Defektet ne sistemin kompjuterik e bejne te pamundur identifikimin e shtetasve me pasaporta biometrike shqiptare qe duan te ikin ne Greqi.

Kjo ka qene arsyeja sot qe me qindra persona jane kthyer pas. Pak minuta me pare ne kete pike kalimi shkuan dhjetra autobuse te linjave me greqine dhe ne menyre masive udhetaret nuk jane lejuar te kalojne. Autoritetet greke lejojne vetem kalimin e shtetasve qe kane dokumente te rregullta greke, te cilet jane me te verifikueshem nga ana e tyre. Njoftimi i pare eshte se kjo situate do vijoje deri te shtunen. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga autoritetet shqiptare të pikës kufitare të Kapshticës.

Top Channel