Shteti: Të mbyllet Top Channel!

18/03/2013 00:00

Tre muaj përpara zgjedhjeve, Qeveria ka rinisur betejën me median më të
madhe në vend, të konsideruar armike për shkak të qëndrimeve realiste
dhe kritike, duke kërkuar edhe përmes vendimeve të fundit të gjykatave
ta vendosë Top Channel në vështirësi dhe pamundësi për të punuar.

Synimi edhe kete here ka qene nxjerrja jashte nga ambientet e ish-ekspozites ‘Shqiperia Sot’ dhe mbyllja e programeve kryesore te saj. Dhe kjo perpjekje e radhes ndodh pas vitesh te tera perpjekjesh te Qeverise, pas presionit politik, pas venies prej saj nen kontroll te gjyqsorit dhe pas nje veprimi te parreshtur me te vetmin synim: ekzekutimin e Top Channel.

Rezulton nga te gjitha veprimet se qe prej fillimit te ketij aksioni te gjate politik ndaj kesaj medie, qellimi i vetem ka qene mbyllja ose venia ne kushtet e pamundesise te Top Channel. Ky qellim eshte kerkuar vazhdimisht te realizohet permes te gjitha formave: debimit nga ambientet e tij, proceseve gjyqesore, presionit financiar, ne menyre qe televizioni me i ndjekur i shqiptareve te mos kete mundesi te ushtroje aktivitetin, te mos realizoje misionin e informimit dhe te mos kete mundesi qe te kritikoje apo denoncoje fenomenet negative qe lidhen me keqqeverisjen.

Prej shume vitesh Top Channel eshte dashur te perballet me sulme direkte te pushtetit, ne menyre qe televizioni te ndryshoje politiken e tij editoriale, te heqe dore nga kritika e pasqyrimi realist i ngjarjeve, sepse ne te kundert i eshte bere e qarte se ai nuk duhet te ekzistoje. Te gjitha vendimet e marra kane patur synim mbylljen e televizionit dhe ne rastin tjeter, vendosjen ne veshtiresi qe heret apo vone te thyenin pavaresine e tij.

Aktualisht, per shkak te ketij sulmi shumëvjeçar dhe te paprecedent te Qeverise, disa prej emisioneve me te ndjekura te shqiptareve ne Top Channel, si ‘Portokalli’, ‘Top Story’, ‘Top Shoë’, ‘Procesi Sportiv’ apo ‘E dua vendin tim’ rrezikojne te nderpresin transmetimin. Per kete ndihmoi se fundi me nje vendim edhe Gjykata, e cila nen ndikim politik dhe jo vetem, iu bashkua rradhes se vendimeve politike duke vendosur qe Top Channel te debohet nga ambientet e ish-ekspozites ‘Shqiperia Sot’, pavaresisht se ka nje kontrate me shtetin shqiptar deri ne vitin 2025 dhe pavaresisht se ka paguar rregullisht te gjitha detyrimet financiare ndaj tij.

Pergjate gjithe historise gjyqesore, gjykata e te gjitha shkalleve, ne menyre te hapur apo te fshehur ka treguar se eshte vasale jo vetem e interesave politike, por edhe atyre financiare e klienteliste.

Pergjate ketyre viteve perballje ligjore, Top Channel ka zbuluar, prekur dhe ndjere vete jo vetem presionin direkt politik te Qeverise, por edhe korrupsionin ne sistemin e drejtesise, i cili perveçse eshte vene ne sherbim te politikes, eshte vene edhe ne sherbim te interesave te ngushta financiare, nje fenomen i njohur dhe qe çdo qytetar e ka ndjere dhe paguar vete ne kurriz te tij, e per te cilin çdokush nga ne nuk ka me asnje dyshim. Per keto arsye gjithe keto vite, shqiptaret e renditur ne te gjithe sondazhet dhe vrojtimet kete sistem gjyqesor si me te korruptuarin nga te gjitha hallkat e shoqerise.

Prej kater vitesh Top Channel ka kerkuar pikerisht nga ky gjyqesor te beje drejtesi per ceshtjen e ish ekspozites, kur ministri i Ekonomise i asaj kohe Genc Ruli vendosi pa asnje paralajmerim, ne menyre te dyshimte dhe ne diten e fundit te tij si minister per te nderprere kontraten ne menyre te njeanshme dhe te menjehershme me Top Channel dhe per t’i dhene udhe sulmit te radhes ndaj Top Channel me synim eleminimin e televizionit. Ne letren e befte qe i dergoi ate kohe Top Channel, ministri Ruli i referohej ligjit per zgjidhjen e njeanshme te kontrates por nuk thoshte asgje per kushtet ligjore te kontrates mes Ministrise dhe shoqerise Top Channel, e cila kishte vlere ligjore deri ne vitin 2025. Top Channel i eshte permbajtur jo vetem me rigorozitet, por ka tejkaluar me disa here kushtet e kontrates, duke e kthyer godinen e vjeter te ish-Ekspozites “Shqiperia Sot”, ne ekspoziten e kultures dhe artit te se ardhmes.Ky vendim ministrit Ruli u padit ne gjykate nga Top Channel.

Top Channel deklaron se respekton te drejten e ish-pronareve per te marre pronen e tyre dhe ka qene nje ze i fuqishem ne mbrojtje te te drejtave te tyre. Por nderkohe Top Channel kerkonte edhe zbatimin e ligjit nga ana e Qeverise, siç eshte ne rastin e kontrates qe Top Channel kishte nenshkruar me Qeverine per objektet ku ushtron nje pjese te rendesishme te veprimtarise se tij dhe ku ka kryer investime ne disa milione euro.
 
Por ne asnje rast asnje argument kontraktual dhe ligjor nuk eshte respektuar nga kjo Qeveri, e cila vazhdimisht u investua dhe u angazhua ne beteja te paprecedenta kunder nje medie. Keto sulme te njepasnjeshme do te ndaleshin vetem nese Top Channel do te vihej nen kontroll si cdo institucion tjeter ne vend. Nese do te ndodhte kjo, Top Channel mund te fitonte disa ambiente, mund te fitonte edhe financime direkte nga Qeveria, por do te humbiste shume me teper. Pushteti politik duhet te kuptoje se kontrata me e rendesishme e Top Channel nuk eshte ajo per ambientet. Kontrata me e rendesishme eshte ajo qe Top Channel ka me shqiptaret, kontrate qe e ka bere televizionin me te madh dhe me te rendesishem ne vend. Kontrate, qe Top Channel eshte i vendosur qe mos ta shkele kurre.

Top Channel