Shqipëria strehon 210 muxhahedinë

16/03/2013 00:00

Shqipëria do të strehojë me statusin e refugjatit 210 shtetas iranianë.
Premtimi për strehimin e tyre është dhënë nga Kryeministri Sali Berisha
dhe duket se është rezultat i bisedimeve disamujore mes Tiranës zyrtare
dhe Uashingtonit.

Ne fakt, nuk behet fjale per disa qytetare te thjeshte ne nevoje, por per pjesetare te nje organizate, qe, deri ne 21 shtator te vitit te kaluar kane qene ne listen e organizatave terroriste te Departamentit Amerikan te Shtetit. Historia e kesaj organizate eshte shume e gjate dhe me komplikime diplomatike dhe ushatarake nderkombetare.

Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin te Iranit, i njohur nderkombetarisht si MEK, e drejtuar nga marksiste islamike, ishte mbeshtetese e revolucionit islamik iranian ne 1979-n, por, pas prishjes se marredhenieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan ne Irak dhe u moren ne mbrojtje nga Sadam Hussein gjate luftes mes Irakut dhe Iranit.

Ne 97-n, ata u shpallen nga Shtetet e Bashkuara si organizate terroriste, por qe prej 2003-shit, pas rrezimit te Sadam Hussein, organizata shpalli carmatimin dhe konsiderohet si opozita ne ekzil e regjimit te presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad.

Me nje mbeshtetje te forte diplomatike ne Washington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve te Teheranit per te mos e ndermarre kete veprim. Per largimin e tyre nga Iraku, ku jane te strehuar ne nje ish-baze ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku jane vendosur drejtuesit e organizates, deri tani vetem Shqipëria ka marre persiper te strehoje anetaret e ish-organizates terroriste.

Siç thuhet ne njoftimin zyrtar te takimit te Kryeministrit me Zëvendësndihmëssekretaren e Shtetit dhe zyrtare te larte te Kombeve të Bashkuara, ky premtim i ishte dhene Departamentit të Shtetit nga Kryeministri Berisha, gjate vizites se Hilary Clinton ne Tirane. Me strehimin me statusin e refugjatit, Qeveria shqiptare duket se ka marre nje plus qe i duhet ne Washington. Zyrtarja e larte e Departamentit te Shtetit, Barbara Leaf,- i tha Kryeministrit Berisha, se Shtetet e Bashkuara se me lidershipin qe po deshmon per kete çeshtje, ai po tregohet nje mik i vertete i Shteteve te Bashkuara.

Top Channel