Aleanca Kuqezi ka denoncuar nga Korça fryrjen e listave zgjedhore, ku
ende ka persona të vdekur apo edhe dublime, ndërsa është ndalur edhe tek
shtimi i punësimeve në institucionet shtetërore, ku po tejkalohet çdo
lloj organike.

Përmes nje deklarate per shtyp, Sekretari Organizativ per Korçën, Arben Dauti ka denoncuar punësimin në arsim dhe shëndetësi që sipas tij po bëhet pasi ata do të jenë mbështetës të partive në pushtet.

“Nga konstatimet e fundit që ka kryer Aleanca Kuqezi në disa komuna, rezulton se në komunën Bulgarec kemi në listat e zgjedhësve shumë persona, të cilët kanë vite dhe vite që kanë ndërruar jetë dhe kemi dhe njëkohësisht transferime të emrave nga një fshat, në fshatin tjetër për të krijuar pamundësinë e votimit normal të këtyre banorëve, të këtyre zonave. Konstastim tjetër që sjell Aleanca Kuqezi në qarkun e Korçës, si në gjithë Shqipërisë, por këtu shumë herë më i amplifikuar është fakti sepse ka filluar pandershmëria e madhe e punësimit jashtë çdo kriteri dhe organike për të vetmen arsye, sepse këta persona që do të punësohen duhet të votojnë partinë që i punëson”, tha Dauti.

Top Channel