Tiranë, aksident rrugor, dy të plagosur

15/02/2013 00:00

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në
autostradën Tiranë-Durrës, pak pasi ka hyrë dita e premte. Aksidenti
është regjistruar rreth orës 00:30 minuta, pranë kthesës së Kasharit,
kur një mjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Për pasojë kanë marrë plagë të rënda të dy personat që udhëtonin në të, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak ku shtetasi E. Gega ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, por paraprakisht mendohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin të rinjtë.

Top Channel