Milito humb sezonin

15/02/2013 00:00

Fitorja 2-0 përballë Clujit i kushtoi rëndë skuadrës së Interit. Zikaltërit humbën për gjithë pjesën tjetër të sezonit sulmuesin e tyre, Diego Milito pikërisht në momentin kur ky i fundit po rikthehej në formë.

33-vjeçari argjentinas pësoi një dëmtim serioz në gjurin e majtë që në minutat e para të takimit. Ai iu nënshtrua menjëherë analizave mjekësore të cilat rezultuan se argjentinasi kishte dëmtuar rëndë ligamentet e pasme të gjurit.

Tashmë Milito pritet t’i nënshtrohet një operacioni në gju që do ta mbajë larg fushave të paktën për 6 muajt e ardhshëm.

Sulmuesi 33-vjeçar sapo u kthye në fushë nga një dëmtim që e mbajti për disa javë larg futbollit, rikthim që e bëri me gol ndaj Kievos.

Top Channel