Shqipëria do ta humbë edhe këtë radhë statusin e vendit kandidat në BE.
Ministrat e Bashkimit Europian nuk do t’i hapin vendit tonë driten
jeshile ne takimin e javes qe vjen.

Kete e pohuan burime diplomatike per faqen online Euractiv, portali i pavarur i specializuar ne problematikat e bllokut europian. Te njejtat burime shtojne nga ana tjeter se BE-ja mund t`i jape udhe bisedimeve te anetaresimit me Serbine, nese permbushen disa kushte siç eshte p.sh permiresimi i marredhenieve me Kosoven. Te pakten nje vend, Holanda e ka kundershtuar me force dhenien e statusit kandidat per Shqiperine, kujton Euroactiv, ndersa sqaron se takimi i ministrave te ceshtjeve europiane ne Bruksel ka ne qender pikerisht diskutimet mbi zgjerimin.

Duke cituar diplomate perendimore, site-i thote se per momentin, nuk parashikohet nje vendim per Shqiperine, dhe shtojne se vendit i duhet te beje me shume per t’u kualifikuar, sidomos lidhur me 12 kriteret e nenvizuara ne raportin e Komisionit ne tetor.

Menyra si do te zhvillohen zgjedhjet perben nje shqetesim te vecante. Perderisa ato mbahen qershorin e vitit qe vjen, atehere vendimi ka pak gjasa te merret perpara se vendet e BE-se te sigurohen se zgjedhjet e 2013-tes do te zbatojne standartet demokratike dhe se votuesit do te jene ne gjendje te zgjedhin nje parlament dhe qeveri te re pa tensionet e situatave te mehershme. Nga ana tjeter, ne takimin e Brukselit pritet te aprovohet teksti per Serbine qe do te integrohet ne konkluzionet e samitit, sipas te cilit BE-ja do te shpresoje per celjen e negocjatave me kete vend, bazuar ne kushte qe per beogradin, nuk jane aspak nje risi.

Top Channel