Elbasan, invalidët në protestë për pensionet

21/11/2012 00:00

Rreth 4 mije persona me aftësi të kufizuara në qytetin e Elbasanit
rrezikojnë të mos marrin pagesën e invaliditetit për muajt e ardhshem.

Bashkia e Elbasanit ben me dije se per shkak te mungeses se fondeve pensionet e invaliditetit do te paguhen jo te plota per muajin nentor. Pjesa me nevojtare e shoqerise si te verberit, paraplegjiket dhe tetraplegjiket do te mund te marrin vetem 60 % te pensionit te tyre per muajin nentor ndersa per dhjetorin bashkia dorezohet.

Ne prag te festave te fundvitit personat me aftesi te kufizuara nuk do te paguhen. Nenkryetari i Bashkise Serafin Papi ben thirrje Ministrise se Punes te reagoje sa me pare ne lidhje me kerkesen qe i eshte derguar.

Nderkohe vetem tre dite me pare per te njejtin problem reaguan edhe komunat e qarkut te Elbasanit, te cilat qe prej muajit shtator nuk kane mundur te ndajne pensionet e invaliditetit per shkak te mungeses se fondeve.

Top Channel