Topi: Të vetëm në zgjedhje; në krye të KQZ-së një militante

15/11/2012 00:00

I ftuar disa herë në emisionin e përjavshëm politik të Sokol Ballës në cilësinë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi foli për herë të parë këtë të enjte me “kostumin” e kryetarit të partisë më të re politike në vend, Frymës së Re Demokratike.

Në një intervistë gjithpërfshirëse, të transmetuar drejtëpërsëdrejti në “Top-Channel”, zoti Topi u ndal gjerësisht në aktualitetin politik shqiptar, duke komentuar temat më të nxehta dhe duke folur për planet e ardhshme politike të forcës politike në të cilën ai është rreshtuar.

Sokol Balla – Zoti Topi, mirësevini në këtë studio. Si ndiheni tashmë pa rrobat e Presidentit të Republikës?

Bamir Topi –
Në jetë ka githmonë inerci dhe unë vazhdoj të jem pre e asaj enercie, por pa nostalgji për të shkuarën, pasi unë jetoj me të tashmen dhe projektoj të ardhmen.

Sokol Balla – Ju pamë gjatë vizitës së Clinton në seancën parlamentare përkrah ish-presidentit Mejdani dhe Mojsiu. Ftesa për të marrë pjesë në atë seancë ju erdhi nga Protokolli i Shtetit apo nga protokolli i ambasadës amerikane?

Bamir Topi – Pa dyshim që nga ambasada amerikane dhe duke njohur Kryetaren e Kuvendit, zonjën Topalli, nuk u habita aspak për diçka të tillë. Pati një telefonatë nga Protokolli i Kuvendit që rikonfirmonte formalisht ftesën, por gjithsesi kjo i atribuohet protokollit amerikan.

Sokol Balla – Pak ditë më parë, Kuvendi përjetoi një përplasje të ashpër midis zotit Oketa dhe Kryetares së Kuvendit. Si e komentoni atë debat?

Bamir Topi – Nuk mendoj se është rasti për t’u marrë me këtë problem, pasi në jetën politike e institucionale të zonjës Topalli ka shumë momente të tilla. i referohem reagimeve të gjera të publikut, që dënoi me komentet e tij veprimin aspak qytetar të Kryetares së Kuvendit. E kotë të bësh krahasime, me Oketën që është një natyrë shumë e ekuilibruar dhe respektuar, ndërsa kryetarja ka në kujtesën e vet institucionale dhe politike shumë sherre të kësaj natyre.

Sokol Balla – Duke marrë shkas nga përplasje të tilla, duket se do të kemi së shpejti një fushatë të ashpër elektorale.

Bamir Topi – Ne nuk do të futemi në fushatë me predispozitë për të qenë jo të sjellshëm. Profili ynë është qytetar, një profil i ekuilibruar dhe i bazuar mbi vizionin politik, komunikim me publikun dhe një program të argumentuar.

Sokol Balla – Pra, ju thoni që këtë herë do të dëgjohet zëri i arsyes dhe jo siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ulërima?

Bamir Topi – Qoftë në përvojën time politike apo memorjen institucionale, në gjithë karrierën time politike ka triumfuar zëri i arsyes. Edhe në rastin e zgjedhjeve 2013, do të ishte katastrofike që njeriu të ndryshojë sjelljen dhe karakterin, sidomos në këtë moshë dhe pas një karriere të gjatë, për një karrige të vetme.

Sokol Balla – Zoti Topi, e di që nuk keni më dëshirë të quheni ish-president, por pas katër muaj të pasardhësit tuaj sot, Presidentit Nishani, a keni një vlerësim për punën e tij?

Bamir Topi –
Këtu unë jam i detyruar ende të mos kem një koment konkret, pasi janë katër muaj dhe kjo nuk është shumë. Nuk dua që të merrem me vlerësimin e punës së Presidentit aktual, duke e parë këtë si një moment fisnik në marrëdhënie me një detyrë që ke pasur për pesë vjet. Unë gjithmë kam uruar që ai institucion, jo vetëm në dalje publike, por edhe biseda të ngushta, të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për të rregulluar ekuilibra shumë delikatë në vendin tonë.

Sokol Balla – Megjithatë, veprimet e para të Presidentit Nishani kanë krijuar shumë debat, duke nisur nga shkarkimi i kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, emërimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe debati për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Bamir Topi – Duhet ta ndajmë bisedën. Nëse e orientoni bisedën për çështjet konkrete, jam i hapur të bisedojmë, por për personin dhe personalitetin e Presidentit të Republikës jam i prirur të jem në mbrojtje të cilitdo që është në funksione të rëndësishme në shtet. Nuk kam tiparin e disa liderave të tjerë politikë, që shajnë dhe shpifin mbi figurat publike. Pa dyshim, është fakt se brenda pak ditësh nga largimi im, instituconet u dorëzuan. Njëkohësisht, e kuptoj që është presioni i mazhorancës aktuale që po luan shumë me numrin magjik 71, një numër magjik i atyre që sot zotërojnë të gjithë pushtetin në Shqipëri.

Sokol Balla – Pak ditë më parë, kërkuat një ndjesë publike për faktin se nuk arritët të ndalnit Berishën. Çfarë i referoheshit me këtë?

Bamir Topi – Momentet që lidhen me standartin demokratik, qoftë në funksionimin e partisë si dhe sjelljen në programin të partisë në atë kohë. Unë nuk i referohem më me emër kryeministrit, pasi përfaqësoj një formacion tjetër politik. Por, ajo që ndodhi gjatë atyre viteve, ndonëse ka pasur momente të rëndësishme pozitive, solli shumë zhgënjime. Ajo që u dëshmua më vonë, që çështje shumë të rëndësishme me programin nuk u respektuan, si të përndjekurit, pronat, rritja e elementëve të demokracisë, tregon se ato nuk u realizuan si duhet.

Sokol Balla – Në këtë skaner të ndërgjegjes, a përfshihet edhe fakti që e ndihmuat të rikthehet në pushtet kryeministrin aktual?

Bamir Topi – Jo, unë nuk krijoj momente pendese. Ishte pjesë e një koshience në funksion të kohës. Pa dyshim të vjen keq që mënyra e interpretimit nga krahu tjetër vjen ndryshe dhe nëse thuhet se ne të bëjmë president, i bëj them të kuptojnë se në një parti politike, secili vjen me aksione të caktuara. Përpara 2007-s me presidentin, kemi pasur edhe një 2005 kur kryeministri u ul në karrige.

Sokol Balla – Përfshini në këtë skaner faktin që miratuat një ligj antikushtetues si lustracioni?

Bamir Topi – Absolutisht jo. E kam shpjeguar dhe po i rikthehemi. Veprimet e mia ishin në përputhje të plotë me karrigen e Presidentit, detyrën dhe moralin e tij. Dosjet duhet të hapen, këtë e kam thënë gjithmonë, por jo në atë mënyrë që u propozua, që ishte shumë ndryshe me atë ligj që unë propozova me Malajn në 2006 dhe në mënyrë absolute, ky i fundit, ishte ndërtuar për të qenë shumë selektiv.

Sokol Balla – Ju riktheva qëllimisht në këtë çështje, pasi të përndjekurit janë një çështje delikate dhe e rëndësishme në muajt e fundit. Edhe sherri i zotit Oketa erdhi nga kërkesa e tij për të kujtuar dhe nderuar Lirak Bejkon.

Bamir Topi – Kryetarja e Parlamentit as ka pasur e as ka pasur potencë dhe është e rëndë. Tek të përndjekurit duhet të futej edhe morali politik, ai moment që na ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës politike në atë parti, ku pika e referimit, baza e mbështetjes ishin këto kategori, të përndjekur, pronarët, që janë kategori të margjinalizuara për hir të së vërtetës.

Sokol Balla – Zoti Topi, qëndrimi juaj sot si kryetar i FRD-së, a ekzistonte në kokën tuaj kur ishit ende President i Republikës? Duket sikur ka një hakmarrje në formimin e kësaj partie për mënyrën se si rodhën ngjarjet.

Bamir Topi –
Kush më shumë se ju mund të dëshmojë që gjatë intervistave në vitin e fundit të mandatit tim, përveç prononcimit publik që unë në çdo lloj rethane nuk do rikandidoja edhe duke pasur ofertë, ju kam bërë prezente dëshitën time që të vazhdoj në politikë. Asgjë nuk ka qenë e kamufluar, gjithçka ishte transparente dhe u them zërave të nëndheshëm, që nuk ka një moment të veçantë në jetën time që të kem bërë hakmarrje.

Sokol Balla – I rikthehemi FRD-së, a është ajo që do të luajë rolin e moderuar në qendrën e djathtë?

Bamit Topi – Është një parti që ju e shikoni, qoftë nga programi dhe përbërja, është ndërtuar në mënyrë të tillë që të realizojë atë që në doktrinën politike të viteve të fundit, duke iu referuar bipolarizmit, nuk arriti ta bëjë ky sistem. FRD do të realizojë bllokun e qendrës, i domosdoshëm në politikën shqiptare.

Sokol Balla – Zoti Topi, më intigron oborri juaj me selinë blu. A ka fluks ardhjesh nga ish-partia juaj?

Bamir Topi – Unë nuk dua ta shfrytëzoj emisonin për t’iu thënë se cilët do vijnë atje, por ju siguroj se është një fluks që në funksion të kohës dhe fizikisht vështirë se e përballoj, prandaj FRD funksionon me disa struktura dhe të gjitha thonë të njëjtën gjë, fluks në rritje që vijnë jo vetëm nga Tirana, por e gjithë Shqipëria.

Sokol Balla – I rikthehemi vizitës së Clinton dhe mesazheve të saj, në ditën që dështoi kalimin i dy ligjeve dhe rregullores së Parlamentit të cilësuar si kusht për marrjen e statusit të pakushtëzuar të kandidatit për në BE?

Bamir Topi – E kam vlerësuar atë vizitë si historike, në vazhdën e vizitave edhe të tre sekretarëve të tjerë. Isha fizikisht i pranishëm në shesh kur erdhi Beker (viti 1992), me atë emocion të fortë që sillte rikthimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, shoqëruar më pas nga Poëel, Albrigt dhe Clinton. Kanë qenë mesazhe në natyrën e lidershipit të SHBA-së, mesazhe që shkruan në sintoni të plotë edhe në klimën që pati mes dy kandidatëve për President në SHBA, me atë mesazh të mrekullueshëm që dha edhe Romney në momentin e rizgjedhjes të Obamës. Clinton erdhi me një panoramë të qartë për situatën, bëri thirrje edhe një herë që të mos mendojë politika për atë pozicion që lidhen me pushtetin e karriegen, e të mendojë për Shqipërinë. Fakti që erdhi me këtë mesazh, ishte për t’i hapur një perspektivë tjetër polikës sonë. Erdhi të japë një mesazh, duke thënë që kemi 100 vjet bashkë e do të vazhdojmë të jemi. Është një fat i jashtyëzakonshëm i yni që në krah kemi SHBA-në.

Sokol Balla – E lidha këtë pyetje me atë që ndodhi sot në Parlament, ku ndodhi mosvotimi i ligjeve dhe rregullores që shihet si një detyrë që duhet plotësuar përpara marrjes së vendimit për statusin e vendit kandidat.

Bamir Topi – Kjo tregon qartë se nuk ka reflektim. Dua të them që gjithmonë politikanët shqiptar janë shumë të vëmendshëm përpara një vizite të kësaj natyre, shumë premtues dhe ditën tjetër bëhen ata që ishin dhe mendojnë gabimisht, sikurse struci që janë të palexueshëm.

Sokol Balla – FRD është e përfaqësuar në Parlament me Oketën. Cili është qëndrimi juaj në Parlament për këto votime?

Bamir Topi – Pa dyshim në favor të votimit, pasi nuk është një problem që e lidh FRD me këto dy parti, që kanë problemet që vetë kanë projektuar vetë mes tyre.

Sokol Balla – Zoti Topi, mbase nuk është problem që i takon FRD, por përsa i përket Qarkut të Fierit, për opinionin publik situata ëshumë e ndërlikuar. Ju si FRD si e shihni këtë çështje, a mund të kemi një shpjegm tuajin?

Bamir Topi – Unë e thashë, një çështje së pari eksluzive që i takon dy partive që praktikisht kanë sjellë gjithë problematikën në Shqipëri. Natyrisht, që njëkohësisht jemi të hapur dhe unë jam këtu për ta dhënë këtë përgjigje. Fakti që ka një denatyrim të projeksionit elektoral në rrethe si Fieri, kujt i takojnë ata këshilltarë dhe mënyra rekrutimit për të bërë pjesë e së djahtës, do të thotë që ka pasur një deformim të vullnetit qytertar dhe kjo nuk është normale.

Sokol Balla – Cili është qëllimi, arsyeja e këtij deformimi?

Bamir Topi –
Qëllimin kërkojani atij që e projektoi deformimin, por në analizë, në momentin kur pushteti humbet bashki pa fund, i referohem 8 majit 2011, fut në lojë mekanizma të tjerë që të kontrollojë bashkitë me Këshillat e Qarkut, prefektët, kryetarët e Këshilit të Qarkut dhe e shoqëron me ndryshime të akteve rregullatore, për të pasur kontroll mbi territorin.

Sokol Balla – Shqipëria është në udhëkryq, e thonë këtë ambasadorë që theksojnë se tre ligjet janë të rëndësishëm, por kryesisht kanë rëndësi zgjedhjet. Përse ky spostim vëmendje në 2013-n?

Bamir Topi – Sepse po shohin, çdo ditë, pikërisht atë që kemi parë nga brenda, një qëllim, një dëshirë të qartë për të dhunuar sërisht zgjedhjet e 2013-s. Pra, një pushtet i cili ka demonstruar se dhunon votën e qytetarit dhe kush më shumë se unë e thotë këtë, kur kanë hyrë duke deformuar votën e presidentit në 8 maj 2011, çfarë mund të thotë dikush tjetër. Duke parë këtë lloj sjellje, për t’i çuar zjedhjet drejt manipulimit, patjetër që garanti do të jenë partnerët ndërkombëtarë.

Sokol Balla – Ju folët për rritje e rrezikut të manipulimit, folët për uzurpim institicionesh. Cila është rrugëdalja sipas jush?

Bamir Topi – Rrugëdalja, sigurisht i takon atyre që së pari janë në Parlament, atyre që kanë pasur për detyrë të bëjnë një opozitë të fortë dhe që në këndvështrimin tim se kanë bërë. Pa dashur të hedh një vështrim retrospektiv, instituconi opozitës është thelbësor në demokraci, pasi kanë marrë votat për të kontenstuar atë që është në pushtet. Nëse ai s’ka pengesa, i ngjan një tsunami që merr përpara gjithçka. Ndërtimi i luftës së opozitës në këto vite ka qenë e dobët dhe në mjaft raste bashkëpunuese për qëllime jo të mira. Ndryshimet kushtetuese dhe kodi elektoral janë dy prova të qarta të kësaj. Pastaj në krye të KQZ është një militante e thekur e pushtetit si ai tjetri që ishte përpara që ka një fizionomi militanteske. Edhe në krye të prokurorisë do të jetë një militant. Përsa kohë kemi numrin magjik 71, nga fillimi në fund do jenë njerëz të indoktrinuar nga pushteti në inferioritet nga pushteti i kryeministrit.

Sokol Balla – Zoti Topi, nga ajo karrige, Rama kapërceu pyetjen time përpara një jave dhe foli për domosdoshmri të një fronti opozitar kundër qeverisë.

Bamit Topi –
Unë kam folur dhe herë tjetër, FRD nuk është apendiks apo shtojcë e orekseve të partive të vjetra në Shqipëri. Kemi programin e fizionominë tonë. Sigurisht jua them me bindje që nuk e bazojmë tek pazari politik të ardhmen tonë, por do të jemi në komunikim me njerëzit dhe jemi absolutisht në tjetër këndvështrim për situatën, pasi kam parë analistë që i shërbejnë këtë stanjacioni që lidhet me funksionimin e bipolarizmit në Shqipëri.

Sokol Balla: Megjithatë poli i tretë ekziston tashmë, është LSI, PDIU…

Bamir Topi: Unë nuk futem në programe të partive të tjera politike. Di të them që ne do të projektonim në parlament një numër që do të detyrojë vendimmarje të rëndësishme politike dhe institucionale. Këtë e them nga ajo që shoh në terren dhe kjo errësohet nga media që është e lidhur me politikën dhe analistë të lidhur me të.

Sokol Balla: FRD është forcë e paprovuar. Pyetja ime është se në kohën kur PD dhe aleatët kanë 66 mandate, PS dhe aleatët 66, pjesën tjetër e keni ju?

Bamir Topi: Qysh këtu jeni pozicionuar gabim! Si ka mundësi të dihet se si janë projektuar mandatet për 2013? Ose me vjedhje vote ose është dikush që i hedh këto dhe ju i konsumoni si analistë të pavarur. Dy partitë e vjetra ushqejnë njëra-tjetrën në një lloj ekuvalente në zgjedhjet e ardhshme. Do të jemi ne që do të përcaktojnmë mënyrën si do të realizohen koalicionet në 2013 pas zgjedhjeve.

Sokol Balla: Jeni të vendosur për të dalë të vetëm në zgjedhje?

Bamir Topi: FRD do të futet e vetme në zgjedhjet e ardhshme, kjo është Ideja jonë.

Sokol Balla: Nuk druheni se mund t’u dëmtojnë? Se është problem edhe kontrolli i votave.

Bamir Topi: Tek kontrolli i votave duhet të ndalemi. Ne duhet ta themi për t’i bërë profilaksinë dhe të gjithë duhet të bëjnë që zgjedhjet të mos binë në dorë të orekseve të partive të mëdha, partive të vjetra. Ne dëshirojmë të provojmë veten tonë në zgjedhjet e 2013 dhe në vlerësimin tim kemi një optimizmëm.

Sokol Balla: Projeksion juaj për 2013?

Bamir Topi: Ne do të futemi që të jemi shumë të rëndësishëm në parlament.

Sokol Balla: King maker apo king breaker?

Bamir Topi: Ne duam të rregullojmë gjërat në Shqipëri, jo për të sjellë kriza në vend. Jemi me predispozicion për t’i rregulluar gjërat.

Sokol Balla: Flitet se hambari i votave të FRD-së do të jetë Shqipëria e Mesme, mendoni kështu?

Bamir Topi: Ne jemi të shtrirë në gjithë Shqipërinë. Vlerësojmë cdo qelizë të territorit kombëtar. Përfaqësuesit tanë janë nga Tropoja deri në Konispol. Ajo që më vjen mirë është se brenda një kohe të shkurtër në përfaqësohemi kudo me një infrastrukturë që ka ardhur natyrshëm, pa shumë vështirësi. Njerëzit janë afruar vetë, njërëz që në shumciën e rasteve nuk kanë qenë të përfshirë me politikë sepse nuk kanë parë veten e tyre tek partitë e vjetra.

Sokol Balla: Më kanë ardhur 2-3 mesazhe që janë kritike ndaj jush. Meqë folët për emërimet e reja në FRD, njerëzit duan të dinë si u zgjodhën në mënyrë demokratike apo thjesht u përzgjodhën?

Bamir Topi: Ne e kemi bërë publik këtë moment. Ne jemi provizorë në këtë lloj pozicioni deri në momentin e mbajtjes së Kuvendit. Nuk do kishte asnjë lloj kuptimi dhe asnjë lloj sensi largimi ynë nga partia që sfumoi demokracinë. Tek FRD do jetë ajo që ne nuk arritëm ta gëzojmë në atë formacion politik ku ishim dhe mandatet do të jenë të kufizuar.

Sokol Balla: Edhe Meta në 2004 foli për mandat të kufizuara, por tani ndryshoi kushtetutën e LSI-së për mandatin e kufizuar të kryetarit. Po për mandat të kufizuar flet edhe zoti Spahiu…

Bamir Topi: Kjo bisedë duhet të bëhet shumë natyrshëm. Unë nuk jam futur sot në politikë. Në memorien e këtij televizioni të nderuar kontrolloni nëse mund të gjeni një moment kur jam shprehur ndryshe e kam vepruar ndryshe. Jam munduar të jem gjithmonë koherent. Politikani duhet të jetë vetvetja, transparent dhe të shikojë nëse ka qenë koherent gjatë gjithë karrierës së tij. Unë nuk kam thënë ndryshe dhe s’kam vepruar ndryshe asnjëherë.

Sokol Balla: I rikthehemi Tiranës. Në zhargonin e përditshëm u tha se partia e Bamirit është partia e Tiranës, do të jetë Tirana një nga kështjellat tuaja?

Bamir Topi: Absolutisht që po! Tirana është jo vetëm vendi ku kam lindur, por Tirana sot është një metropol, qytet heterogjen ku jetojnë e bashkëjetojnë komunitete nga gjithë Shqipëria në një klimë e mirëseardhje, por mendoj që s’duhet të lokalizohemi vetëm në një zonë.

Sokol Balla: A ka ndryshuar Tirana gjatë 15 muajve nga ardhja në Bashki e Lulzim Bashës?

Bamir Topi: S’kam parë asgjë të kësaj natyre. Por nuk do të kufizoja në 15 muaj sepse do të merrte një konjotacion të caktuar politik. Unë them që Tirana, duke iu referuar shprehjes së një mikut tim që kthehej nga SHBA e pa si gjendej Tirana pas 6 vitesh tha: që keni bërë një krijim shumë të shëmtuar. Unë e them me keqardhje sepse e kam parë dhe kam memorien time shumë më të bukur Tiranën si ka qenë. Rrugët urbanistike, s’kanë lidhje me pjesën tjetër. Ne themi Shqipëria turistike dhe kur themi kemi një vendndodhje në Tiranë. Është një vend që ka një tabelë “Mirëseerdhe në Dajt”, në një mjedis të mrekullueshëm turistik. Pikërisht aty fillon katastrofa e vërtetë dhe njerëzve në 2012 u vjen një situatë që nuk ka qenë kurrë edhe në vitet kur rruga e Dajtit ishte me kalldrëm. Mendoj që kjo është një politikë e papranueshme për vizionin europian të Shqipërisë.

Sokol Balla: Sulmin drejt Tiranës e nisët nga rrethinat…

Bamir Topi: Është ide shumë e gabuar kjo. Ju do të shikoni që edhe në kryesinë dhe sekretariatin e partisë sonë ka një përfaqësim të qënësishëm gjeografik. Kjo i shtohet atyre mesazheve dashakeqe që vijnë. Unë asnjëherë nuk jam treguar lokalist. Shihe tani, puna e parlamentit është shndërruar në një mediokritet të spikatur ku më inteligjent është ai që nuk flet sot në parlament, dhe ne duam të projektojmë Shqipërinë e së ardhmes me elementët që i bëjnë fresk kryetarit që në 2012 fut ministra injorantë! Totalisht injorantë! që shohin punën e Presidentit të Republikës.

Sokol Balla: Cfarë i kundërshtoni AK-së?

Bamir Topi: Tek patriotizmi gjithcka është e vlerësuar kur mbetet në kufijtë e patriotizmit. Unë si president jam përkushtuar në marrëdhëniet me Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës, Greqisë. Ne kemi një domosodshmëri të bëjmë një pyetje të qartë të themi ku janë shqiptarët? Kissinger më dha një vlerësim të jashtëzakonshëm për shqiptarët. Kishte një njohuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Më tha sa shqiptarë janë dhe unë i vlerësova diku tek 10 mln. Por është e pafalshme për kreun e shtetit të mos dijë sa banorë ka. Sot ne nuk jemi në kohën e qiririt. Sot minimalisht duhet të kemi inventarin e shtëpisë, të dimë sa emigrantë kemi, një vend që e ka jetike ta dijë se emigrantë ka. Situata aktuale është njësoj sikur të jesh i pari i një familje e kur të pyesin sa vetë ka familja t’i thuash besoj katër!

Sokol Balla: Në Tiranë ka shumë ankesa se taksat jo vetëm që nuk janë ulur por janë shtuar. Ish kryetari i Bashkisë dhe kreu i opozitës thotë se kur të vijë në pushtet do heqë taksën lokale. Cili është qendrimi juaj?

Bamir Topi: Kam këndvështrimin dhe vizionin e ekspertëve të FRD-së në rrafshin parimor sepse do vijë dita që ne do ekspozojmë politikën tonë për ekonominë, ku do jenë të ftuar edhe njerëz që kanë lidhje të drejpërdrejtë me të. Në parim do të thoja që në kapitalizëm s’funksionon asgjë pa taksa dhe do të konsideroja një premtim të natyrës elektorale. Edhe vetë biznesmenët dëshirojnë të jenë kontribues.  E keqja nuk është tek sistemi i taksave, e keqja është diku tjetër. Disa biznese janë preferencialë, të tjerë marrin mbi supe taksat dhe gjobat. Sot jemi në kontakt me njerëz, bizneset pranë qeverisë janë të privilegjuar, të tjerat ankohen vazhdimisht për një mënyrë sjellje shumë brutale ndaj bizneseve të tyre. Në kapitalizëm duhet të funksionojnë taksat, të studiuara në funksion të biznesve edhe qytetarëve dhe shtetit.

Sokol Balla: Opozita dhe qeveria kanë bërë ekonominë pjesë të debatit politik. Ajo ç’ka kam konstatuar unë me njerëzit dhe bizneset është se ky debat, i nisur për qëllime politike dhe elektorale, ka gjetur vend dhe perfeksionohet. Publiku ka një ndjeshmëri të pa parë përsa i përket debatit të regjimit të tatim-taksave, e sheshtë apo progresive. Sot ky debat përbën përplasjen e parë të mirëfilltë programore mes një të djathte dhe një të majte. Ju thoni që problemi i qeverisë është preferencat, duhet të ikë taksa e sheshtë apo të mbetet?

Bamir Topi: Do ta trajtoj në mënyrë parimore. Besoj që duhet të dalë si pyetje në një moment të rëndësishëm për të diskutuar fillimisht  a i ka identifkuar pritoritetet e zhvillimit politika shqiptare? Këtu ka një paradok. Të gjithë dalin e thonë se bujqësia dhe turizmi janë baza të ekonomisë, por vëmendja është e dobët tek to. Këtu duhet të jetë debati e jo në debati të kota e lagu se lagu në parlament. Të diskutojmë cili është pritoriteti i ekonomisë shqiptare. A janë reale shifrat e qeverisë? A janë këto politika thjesht të komunikimit me median? Cili është niveli dhe kualiteti i turizmit? Si ka mundësi që sot zona më e bukur turistike mbetet e pazhvilluar? Si ka mundësi që në atë zonë ende mbetet e pazgjidhur cështja e pronësisë?

Sokol Balla: Prioritet janë në rregull, por gabim është praktikimi  thoni ju?

Bamir Topi: Bujqësia dhe turzimi janë prioritetet e Shqipërisë, duam apo s’duam ne, ndaj këtu duhet të përqendrohemi.

Sokol Balla: Qeveria thotë se ka rritje ekonomike, opozita flet për krizë ekonomike, kryeministri thotë se jemi pas Gjermanisë. Kujt duhet t’i besojmë?

Bamir Topi: Unë kam patur rast të takoj profesorë të ekonomisë, njerëz që kanë punuar gjithë ditën dhe vihen në kontakt dhe kur u themi shprehjen e kryeministrit se jemi pas Gjermanisë, të gjithë në mënyrë natyrale reagojnë me buzëqeshje, dhe më kujtohet një shprehje tek “Ushtari i mirë Zhvejg”. Kur e pyetën eprorët pse qesh, ai u tha: zotëri jeni bërë aq qesharak sa nuk e mbaj do të qeshurën. Këto përrallat e Shqipërisë fuqi energjitike në rajon, apo pas Gjermanisë…kjo tregon mungesë transparencë dhe përpjekjen për t’ua shitur shqiptarëve. Pyesni cfarë thonë njerëzit për ekonominë e tyre familjare? Cfarë thonë pranë tregjeve? Kush flet për mrekulli ekonomike sot, po punon dhe u ka dalë kundër interesave shqiptare. Flitet për superfuqi energjitike kur njerëzit s’kanë drita.

Sokol Balla: C’mendim keni për privatizimin e Albpetrolit, procesi i cili vazhdon?

Bamir Topi: Ne si qytetarë na bëhet qejfi kur dëgjojmë shifra të tilla që vijnë nëpërmjet privatizmit të një sektori të rëndësishëm. Cështja është tek transparenca. Ka shumë zëra. Kush e ka? Si e ka? A ka garanci? Në cdo hallkë duhet të ketë transparencë të plotë, njerëzit duan transparencë duan të dinë si do harxhohet kjo shumë parash që do përfitohet.

Sokol Balla: Rikthehemi tek muaji nëntor. Më 17 nëntor rivarroset Mbreti Zog. Opinionin juaj dhe do merrni pjesë nëse ju ftojnë?

Bamir Topi: Kam patur një qendrim vazhdimisht për monarkinë dhe figurën e Zogut, jo vetëm nga librat e lexuar, por edhe nga dëshmitarë, rrefimet e tim e tim eti që e konsideronte figurën e Ahmet Zogut pozitive. Unë i qendroj besnik asaj që është transmetuar tek unë. I takon merita për ndërtimin e bazave të shtetit të ri shqiptar. Kemi sot aktet zyrtare që janë më profesionale në atë kohë se sa sot. Në këndvështrimin tim mbetet një figurë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Do të respektohet nga unë dhe pjesëtarët e tjerë të FRD-së.

Sokol Balla: Më 28 nëntor?

Bamir Topi: Në Vlorë. Është një ditë historike dhe mua më vjen mirë që shqiptarët bëhen gjithmonë e më shumë patriotikë. Besoj që pavarësisht debateve që janë bërë askush nuk ka të drejtë që nga pozicioni i politikanit  të japë formula për historinë dhe historianët. Simbolika emblematike që lidhet me festën kombëtare patjetër që i takon Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë që ngritën flamurin në Vlorë. Kjo është arsye që në cilësinë time si president i dhashë “Urdhërin e Flamurit” Ismail Qemalit.

Sokol Balla: Në këtë studio, një javë pasi u zgjodh, Nishani premtoi se në 29 nëntor do të shkojë vetë personalisht për të vendosur kurora në monumentin “Nëna Shqipëri”. Ju se bëtë. Mendoni se do të ndryshojë tani?

Bamir Topi: Unë sigurisht nuk kam qenë atje por kam ndjekur ritualin për të respektuar atë ditë. Në vitin e parë kam qenë në Vlorë dhe në 29 kam qenë të familja e Qemal Stafës dhe në mendimin tim kam ditur t’i ekuilibroj shumë mirë.

Top Channel