KLD mblidhet për shqyrtimin e disa çështjeve

15/11/2012 00:00

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet në orën 17.00 për të
diskutuar mbi disa çështje të pashqyrtuara në mbledhjen e mëparshme të
datës 9 nëntor.

Ne rendin e dites pritet te vendoset per emerimin e kryetarit te gjykates se Elbasanit, te shqyrtohet kerkesa e zotit Artan Laze i cili kerkon te rikthehet ne pozicionin e meparshem si gjyqtar pas nderprerjes se mandatit te anetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, si dhe te diskutohet per vendet e tete magjistrateve te sapodiplomuar.

Po ashtu ne kete mbledhje do te diskutohet edhe kerkesa e Ministrit te Drejtesise per procedimin dispilinor te tre gjyqtareve.

Top Channel