Lushnjë, uji është i ndotur

06/11/2012 00:00

Uji i ujësjellësit në qytetin e Lushnjës është i ndotur dhe duket se
shkak është amortizimi i rrjetit. Në shumë zona të qytetit uji përzjehet
me ujërat e zeza dhe situatë rëndohet gjatë ditëve me reshje.

Rrjeti kryesor qe furnizon qytetin e Lushnjes eshte krejtesisht i amortizuar, Qe prej viteve 60, kur ai eshte ndertuar nuk eshte bere asnje rikonstruksion. Sipas Ndermarrjes se Ujesjellesit ne rastet e çdo defekti duhet me teper se nje jave kohe qe ai te gjendet.

Zgjidhja e vetme ne kete rast eshte investimi ne rrjetin e Ujesjellit, nje investim i cili ka qe prej vitit 2003 qe pritet.

Top Channel