Berisha: Akte terroriste ndaj grevistëve

24/10/2012 00:00

Dy ditë pas mbylljes së grevës së disa ish të dënuarve politikë,
Kryeministri Sali Berisha nuk hoqi dorë nga cilësimi i saj si një grevë e
organizuar dhe motivuar politikisht nga kryetari i Partisë Socialiste,
Edi Rama.

Por duke siguruar shtresen e ish te përndjekurve politike se demshperblimi i tyre do te realizohet plotesisht deri ne vitin 2017, siç e parashikon ligji, edhe me disa ndryshime per te zgjeruar kategorite qe perfitojne,
Kryeministri Berisha falenderoi te denuarit dhe te perndjekurit politike, qe sipas tij e izoluan me perçmim kete greve politike.

Sipas kreut te Qeverise u ndermoren ne menyre te qellimshme akte terroriste te djegies me benzine, per te cenuar imazhin nderkombetar te vendit, njesoj si me viziten e presidentit Xhorxh Bush.

“Duhej t’i vihej zjarri diten e dhenies se rekomandimit te statusit. Ora e Bushit u tejkalua me jete njerezore qe do te digjeshin te gjalle. Eshte ne dinjitetin me te madh te mijera e mijera te perndjekurve politike, qe qofte edhe per nje minute te vetme, nuk u disorientuan, por qene te paret qe kuptuan se ky ishte gjithçka e organizuar per llogari te pushtetit te Edi Rames. Dhe vizitat e tij naten dhe furnizimi qe u bente nga klubi ngjitur, qe te gjitha ishin ne funksion te asaj karrige, ne te cilen mesa duket nuk do ulet kurre”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se ishte i hapur per dialog per zgjidhjen ne menyre te qytetëruar te çdo problemi te qytetareve, por ai deklaroi se nuk do te pranonte asnjehere, per hir te pushtetit, shantazhet apo aleanca, që në thelb kanë veprimet antishtet, veprime që sipas Kryeministrit Berisha po i kryen Edi Rama.

“Nuk ka socialistë që do të shohë kryetarin e tij me Skënder Tufën. Se si e tërheqin mëkatarët si magnet, ai e di. Po pardje ku kishte shkuar? Tek një serë, e financuar nga 2KR dhe që i kishte 150 milionë borxh shtetit. Prisni ku do të shkojë herën tjetër. Kjo është Rilindja”, tha Berisha.

PS:Berisha perbuz popullin e vet

Në një reagim permes Keti Bazhdarit, PS tha se eshte e paimagjinueshme se si ne mes te Europes nje Kryeminister perbuz dhe shan shtetasit e tij. Bazhdari tha se te gjithe grevistet e urise kane vuajtur nga 6 deri ne 27 vjet ne burgjet komuniste.

“Unë jam vajza e një babai që partia e dikurshme e Sali Berishës e burgosi, e kalbi në burg. Po prej babait tim nuk mësova urrejtjen, por respektin për njerëzit, nuk mësova të gënjej dhe të shaj, por të jetoj me të vërtetën dhe te punoj. Prandaj jam në këtë parti dhe jo në partinë që të burgosurit e votuan për 20 vjet, por prej 20 vjetësh marrin vetëm zhgënjime, tallje e përbuzje. Unë besoj se Shqipëria duhet të rilindë dhe rilindja kalon përmes shporrjes nga pushteti të komunistit më të keq që polli kjo tokë, Sali Berisha”, tha Bazhdari.

Top Channel