“Në asnjë rast nuk kam dhene urdhër për të qëlluar apo që të qëlloja. E lë në dorën e Gjykatës zbardhjen e të vertetës”.

Me këtë lutje, ish shefi i njesisë speciale të Gardes Agim Llupo ka thyer heshtjen duke folur per here te pare publikisht per 21 janarin.

Majori akuzoi Prokurorine se nuk ka zbardhur sic duhet ngjarjen dhe se nuk ka marre parasysh deshmine e tij te mëparshme.

“Nuk kam qëlluar asnjëherë , as kur më qëlluan, as kur më kanë kërcënuar”, tha Llupo.

Për ish-gardistin momenti qe ai ka shtene ne ajer ka qene çasti i hapjes se portes.

“Në 21 janar kam zbatuar ligjin dhe kam qëlluar vetëm në ajër. Protestuesit më kanë qëlluar me gurë dhe me mjete të forta dhe për pasojë m’u dëmtua edhe automatiku. Më pas më ndërruan automatikun po nuk kam qëlluar më në ajër sepse situata u qetësua” tha Llupo.

Procesi u shty per ne daten 24 tetor per shkak te mungeses se avokatit Mbrojtës të Agim Llupos.

Top Channel