Ndërsa në faqen e Interpolit Eduart Belegu rezulton të jetë ende në
listën e personave të humbur, edhe gjykata e Tiranës ka shpallur një
vendim duke kërkuar që të botohet në Fletoren Zyrtare dhe në një gazete
lokale, informacionin që tregon se ish-këshilltari i ministrit te
Ekonomise eshte zhdukur dhe nuk po gjendet.

Ky vendim u dha ne mesdite nga gjyqtarja civiliste Elona Gjoka, ne vijim te nje kerkese civile nga bashkeshortja e Belegut qe i kerkon gjykates ta shpalle te zhdukur Eduart Belegun. Vendimi i gjykates, do te botohet ne Fletoren Zyrtare dhe ne gazetë për gjashtë muaj.

Zhdukja e Eduart Belegut vijon te jete një nga enigmat me te medha per autoritetet shqiptare, ne nje kohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda pas hetimeve e verifikimeve disa mujore, ku dyshohej se 49-vjeçari mund te ishte rrembyer, ja kaloi dosjen per plotesime te metejashme policise se kryeqytetit.

Në seancen gjyqesore te kesaj te marte prokurori i thirrur si pale e trete eshte shprehur dakord per shpalljen e ketij informacioni ne fletoren zyrtare dhe mesohet se te njejtin qendrim ka mbajtur edhe perfaqesuesja e njesise 2 në Tiranë.

Top Channel