Ekzekutohet në arrest shtëpie

15/08/2012 00:00

Edhe pse ndodhej në arrest shtëpie dhe ruhej nga dy police tek dera, 35-vjeçari Gentian Beqiri në Elbasan, është ekzekutuar me arme me
silenciator brenda në shtëpi, në sy të babait, i cili nga shoku i skenës
që ka parë, pësoi infarkt duke humbur jetën.

Pista e pare hetimit është adresuar tek një krim i kryer disa vjet më parë, që çoi ne vrasjen e biznesmenit Sokol Capja, vrasje per te cilen ishte vene nen akuze edhe 35-vjeçari Beqiri, si nje prej autoreve te saj. Per shkak se kishte marre nje plumb ne shpatull, atij i ishte caktuar si mase sigurie arresti shtepie, nen ruajtjen e policise.

Por sot afer mesdites disa persona jane drejtuar ne apartamentin e Beqirit, ne lagjen “Sporti i Vjeter” dhe policise qe qendronin tek dera u jane prezantuar si shoke te Beqirit. Deren e shtepise e ka hapur pikerisht i ati i tij ndersa vrasesit, sapo jane futur brenda kane qelluar per vdekje 35-vjeçarin dhe jane larguar. Qe nga koha e implikimit dhe e venien nen akuze per pjesemarrje ne vrasjen e Çapjes, Gentiani kishte ndryshuar edhe identitet duke marre emrin Ardian Metaj.

Pak pas vrasjes, autombulancat jane drejtuar serish ne shtepine e Beqirit, pasi familjaret kane kerkuar ndihme per te atin, Nezir Beriri, i cili kishte pesuar infarkt si pasoje e tronditjes nga skena e krimit qe kishte pare. Ai nderroi jete ne repartin e urgjences, pak pasi kishte mberritur.
 
Policia: I dimë autorët e krimit

Drejtoria e Policise se Elbasanit duket se nuk e ka patur te veshtire te adresoje dyshimet e pare për autorësinë dhe në një komunikatë për shtyp tha se është pranë zbardhjes së krimit dhe kapjes së autorëve.

Policia e Elbasanit, ka arrestuar se pari dy policet qe pergjigjeshin
per ruajtjen e tij te arrestuarit e jane hedhur ne aksion per kapjen e
autoreve. Mësohet se efektivët Sami Derstila, Neshat Budani po merren
në pyetje
edhe nga SHKB e Elbasanit për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa ka
mbërritur atje edhe ekspertiza nga Tirana.

Top Channel