Arvizu: Palët, përpjekje për një president konsensual

04/06/2012 00:00

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu vlerëson përpjekjet e të dy palëve për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama pas takimit të zhvilluar të dielën në mbrëmje. Ajo që ata kanë thënë është përforcim i asaj që SHBA kishte thënë”, tha Arvizu për mediat.

Ambasadori Arvizu u shpreh se Rama dhe Partia Socialiste meritojnë vlerësimin se nuk kërkojnë domosdoshmërisht një person që i përket së majtës, e po ashtu vlerësim, sipas ambasadorit, meriton edhe PD dhe Kryeministri Berisha, që e kanë bërë të qartë në përpjekjet e tyre propozimin e një kandidati që nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë.

Ambasadori zhvilloi nje takim me Kryeministrin Sali Berisha, qe zgjati rreth 40 minuta. Ende nuk ka nje njoftim zyrtar rreth bisedes mes Berishes dhe Arvizut.

Top Channel