Korçë, 44-vjeçarja kërkon ndihmë

02/06/2012 00:00

Kushtet e veshtira ekonomike me të cilat perballen dy motrat Mustafai
dhe tre fëmijet e tyre janë duke rrezikuar seriozisht jetën e
44-vjeçares Majlinda Mustafai, si pasojë e pamundësise ekonomike për të
përballuar një ndërhyrje kirurgjikale në zemer.

Mjeket e kane paralajmeruar gruan se gjendja e saj eshte kritike dhe operacioni duhet te kryhet sa me pare. Majlinda jeton me vajzen e saj 8 vjece pas ndarjes nga bashkeshorti dhe te vetmet te ardhura jane ato te pensionit te invaliditetit.

Me heret ajo ka pasur mbeshtetjen e motres se saj, por kjo e fundit ka humbur ne menyre tragjike bashkeshortin dhe se bashku me dy djemte e saj i duhet të përballojë jetesën vetëm me ndihmen ekonomike. Prej 8 muasjh ne shtepine e tyre mungon energjia elektrike ndersa ne dollapin e ushqimeve mund te gjendet vetem pak buke. Varferia e rreziku per jeten e 44-vjeçcares eshte duke u shtuar dita dites. Ne keto kushte motrat kane kerkuar ndihme per kryerjen e operacionit.
 

Top Channel