Një studim i vetë hulumtuesve të Facebook bën të ditur se filtri i përmbajtjes “News feed” shpesh herë nuk pëlqehet nga përdoruesit. Ai zbulon se algoritmi i Facebook analizon disa postime, por kjo ka një efekt shumë të vogël në vendimin tonë për të klikuar apo jo në një link.

Parimisht, sot përmbajtja ‘ndërsektoriale’ vjen nga përzgjedhja e miqve tanë në Facebook. Disa ekspertë e mirëpresin studimin, por presin më shumë lidhur me këtë çështje.

Studimi i publikuar në gazetën “Science” është motivuar nga ideja e shumëdebatuar se informimi ynë nëpërmjet rrjeteve sociale online mund të na izolojë nga mendime të ndryshme.

Kritikët thonë se ky efekt, i përkeqësuar veçanërisht nga “algoritmet sociale” që përmban informacion të klikueshëm nga ne, i bën keq demokracisë dhe debatit publik.

“Njerëzit po kthehen masivisht tek rrjetet e tyre sociale për lajmet dhe informacionet. Ne duam të përcaktojmë sasinë e përmbajtjes së lajmeve me ideologji të ndryshme, dhe sasinë që njerëzit e hasin aktualisht dhe e lexojnë në rrjetet sociale”, thotë bashkëautori, Solomon Messing, një studiues i të dhënave në Facebook.

Messing është dakord se zgjedhja jonë e miqve online bën diferencën më të madhe, dhe kjo, bazuar në studim, të bën të lexosh të rejat nëpërmjet përzgjedhjes së këtij filtri. Por kjo të heq të drejtën e informimit mbi një sërë materialesh të tjera që mund të jenë shpërndarë në Facebook.

Pyetja më e madhe dhe pa përgjigje, është nëse kjo na vendos në një “dhomë të izoluar” duke lexuar lajmet direkt nga mediat tona të preferuara, apo burime të tjera që gjejmë për veten.

Top Channel