Zyrat e QKR, kryebashkiaku Roshi, letër Berishës

09/03/2012 00:00

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i drejtuar një letër të hapur kryeministrit Berisha në të cilën i shkruan për problematikën e ditëve të fundit lidhur me zyrat lokale të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të bizneseve.

Në letër Roshi së pari informon kryeministrin Berisha për atë se cfarë po ndodh në zonën e tij zgjedhore dhe së dyti i bën të ditur se për të regjistruar një biznes duhet të udhëtosh deri në fshatin Synej pasi atje është qendra e regjistrimit.

Për Roshin dhe për qytetarët e Kavajës një vendim i tillë është absurd dhe i pajustifikueshëm që shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë dhe për më tepër bie në kundërshtim me vetë frymën dhe prioritetet e qeverisë.

Në letrën e tij, kryebashkiaku Roshi bën të ditur se në Kavajë jetojnë rreth 49 mijë banorë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre rreth 4 mijë biznese. Urdhëri për të zhvendosur zyrat e QKR-së, ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë tek këta qytetarë dhe këto biznese që duhet të zhvendosen 3 kilometra jashtë qytetit për të përfituar disa shërbime që sipas fjalëve të kryeministrit, shkruan Roshi, duhet të ishin të shpejta, të thjeshta dhe miqësore ndaj biznesit.

Top Channel