Itali, shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë

01/03/2012 00:55

Në Itali është shkatërruar një bandë shqiptare që merrej me trafik ndërkombëtar droge, bëjnë të ditur burimet në vendin fqinjë.

Autoritetet italiane raportuan arrestimin e kreut të bandës, Shpëtim Kadani ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy të dyshuarit në bashkëpunim, Ermir Baja dhe Gjergj Sarreqi.

Bëhet me dije se i përfshirë në aferë është edhe Astrit Doçaj, i cili është duke vuajtur dënimin për vepra të tjera penale

Sipas policisë italiane arrestimet janë kryer pas dy vjet hetimesh.

Në aktivitetin e saj banda siguronte kokainë nga Holanda dhe Belgjika dhe e trafikonte atë në shtetet fqinjë të Italisë dhe Greqisë.

Top Channel