Spahiu: Berisha, pazare me Samaras

28/02/2012 10:30

Një ditë pas bërjes publike të konstatimeve dhe rekomandimeve në raportin e komisionit hetimor parlamentar që lidheshin me rolin e ish-nënkryatarit të KLD-së, Kreshnik Spaniu, ky i fundit reagoi jo me të njëjtën monedhë.

Spahiu ka denoncuar një takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të patisë greke, Nea Demokracia, Andonis Samaras, të cilin e ka cilësuar si një pazar të pastër për të cilin Berisha duhet të japë sqarimet e nevojshme në Parlament.

“Të zbardhet takimi mes Berishës dhe kreut të Demokracisë së Re, Andonis Samaras. Të zbardhet çfarë i kërkoi Samaras Berishës dhe çfarë pazaresh u bënë mes tyre, cilat kanë qenë premtimet dhe çarë këmbeu Berisha për kufirin detar. Cila është lidhja e mafias serbe me kompanitë e kërkimit të naftës në jug”, ka deklaruar Spahiu.

Kreshnik Spahiu tha se shembulli grek i largimit nga skena politike të politikanëve të korruptuar ka ardhur koha të implementohet edhe në Shqipëri. Ndërsa për komisionin hetimor do të artikulonte vetëm një fjali të vetëme.

“Populli grek zboi dhe largoi klasën politike të korruptuar dhe nacionaliste dhe po ashtu ka ardhur koha që shqiptarët të largojnë vasalët e nacionalizmit grek që udhëheqin qeverinë e Tiranës zyrtare. Do ketë një fund kur krokodili do të mbytet në detin e votave kuqezi. Komisioni hetimor është një haraç dhe një peng i nacionalizmit grek”, ka theksuar Spahiu.

Spahiu, përveç Berishës ka sulmuar edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai deklaroi se janë dy qeveritë, Berisha dhe Thaçi, që në vend që të bashkojnë shqiptarët i ndajnë ata, pasi janë dy qeveritë më të korruptuara në rajon dhe Europë.

Kreshnik Spahiu ka konfirmuar ndërkohë zhvillimin së shpejti të një vizite në Britaninë e Madhe në kuadër të takimeve me qeveritë europiane, që do të shërbejë për prezantim e Aleancës Kuqezi.

Javën e kaluar, nga qyteti i Durrësit, drejtuesi Aleancës Kuqezi shpërtheu me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, duke thënë se ky është dimri i fundit i tij dhe se Partia Demokratike së shpejti do të jetë në minorancë.

Ndërsa komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij arriti në përfundimin se zoti Spahiu duhet të ndiqet penalisht për shkeljet e supozuara.

Lezhë, Aleancës Kuqezi i ndalohet manifestimi

Aleancës Kuqezi i është refuzuar të martën leja për mbajtjen e një manifestimi në Lezhë, me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Në reagimin e saj, Aleanca ka deklaruar se kërkesa që ajo kishte bërë në policinë dhe bashkinë e qytetit është hedhur poshtë me urdhër të kryeministrit.

“Po na refuzohet e drejta e tubimeve paqësore. Refuzimi i lejes është bërë me urdhër të Berishës. Megjithatë, ne nuk tërhiqemi nga kremtimi i përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës”, ka deklaruar Aleanca. 

Top Channel