Rama: Të hetohet Berisha e Basha

24/01/2012 00:00

Duke shprehur që në nisje të fjalës mbështetjen e plotë për Prokurorinë e
Përgjithshme në hetimin për 21 janarin, kreu i PS-së, Edi Rama ka
theksuar se ai duhet të shkojë deri në fund, duke vënë para drejtësise
ekzekutuesit, por edhe urdhëruesit.

Sipas kryesocialistit imuniteti jo vetem i tre deputeteve Balla, Baraj e Doshi, por edhe i gjithe te tjereve eshte ne dizpozicion te hetimit te propkurorise. Ne te njejten kohe Edi Rama u shpreh i gatshem dhe disponibel per t’u bere pjese e hetimin dhe zbardhjes se ngjarjes se rende.

“Prandaj i bëj apel Prokurorisë të na përfshijë të gjithëve, mua të parin, në hetimet e saj. Kam të gjithë gadishmërinë për të dhënë kontributin tim, ashtu siç kemi të gjithë, gjithë gadishmërinë për të dhënë kontributin tonë”, tha Rama.

Por thelbi i çeshtjes sipas kreut te opozites eshte zbardhja e plote e 21 janarit, qe do te thote perfshirja ne hetim edhe e kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit te Brendshem, Lulzim Basha.

“Por s’mund të mos e themi, megjithë mbështetjen pas asnjë ekuivok për Prokurorinë, se pa hetuar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën hetimi i çdo figure tjetër politike ngjan i sforcuar për të mos thënë i padrejtë. Shpresoj që kjo të mos mbetet kështu deri në fund dhe të ndryshojë, jo në funksion të interesit të palëve, por vetëm në funksion të interesit të një hetimi të thellë, të drejtë, të paanshëm dhe të pavarur”, tha Rama.

Ne te njejten kohe lideri i opozites, e cilesoi masen e sigurise me arrest shtepie te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare, si nje tjeter tregues te kapjes se saj nga pushteti.

“Ne i bëjmë apel publik Gjykatës së Apelit ta revokojë këtë masë të papranueshme dhe të pranojë kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg”, tha Rama.

Duke e mbyllur fjalen ashtu sic e hapi me nje falenderim per prokurorine dhe Shtetet e Bashkuara Edi Rama u shpreh optimist per hapin e pare te madh qe eshte bere ne rrugen drejt venjes para drejtesise te personave pergjegjes per vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Myrtajt,Aleks Nikes e Hekuran Dedes.

Top Channel