Dogana speciale për plehrat

20/01/2012 00:00

Pas shumë debatesh dhe kundërshtimesh të shoqërise civile, mbi ligjin që
lejon Importin e Mbetjeve në Shqipëri, ministri i Mjedisit, Fatmir
Mediu tha se duhet të forcohen kontrollet në dogana dhe të kërkohet, që
vetëm në disa prej tyre të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, të
cilat duhet të jenë të pajisura me të gjitha pajisjet e kontrollit.

“Ne mbase nuk i kemi kapacitetet në të gjitha doganat shqiptare, por mund të detyrojmë që të paktën importi për çështje të caktuara të bëhet nga dogana specifike dhe të mos lejojmë importin nga anë të tjera. Të mos vrasim mendjen për koston dhe të kërkojmë të kenë të gjitha kapacitetet e kontrollit. Përvec kapaciteteve të kontrollit, në mënyrë që të shmangin cdo lloj subjektivizmi apo edhe problemi që mund të shfaqet, sepse nuk jemi shoqëri e imunizuar nga problemet nga më të ndryshme, ne te jemi po ashtu aktive, në momentin kur nis gjithë ky proces i importit dhe sidomos trajtimi përfundimtar i tyre”, tha Mediu.

Kreu i mjedisit tha se nga viti 2010 eshte dhene vetem nje leje per import dhe ajo eshte per skrap. Duke iu referuar debatit publik, ministri i Mjedisit tha se eshte i hapur te prese sygjerime te eksperteve, per llojet e mbetjeve qe nuk duhet te importohen, si e vetmja forme per te gjetur zgjidhjet e duhura.

“Nëqoftëse në një hallkë të këtyre elementëve, në një hallkë të këtij zinxhiri, ne shohim një dobësi, ose do të ndërtojmë politika më strikte kontrolli, ose do të abrogojmë nëse nuk do të kemi mundësi të verifikojmë atë që duhet. Do të bëjmë atë politikë që është e garantuar që nuk sjell efekte negative në mjedis, apo në shëndetin e njerëzve. Nga 55-56 nëse janë të gjitha për t’u abroguar, le t’i abrogojmë, por me gjykim”, tha Mediu.

Ministri i Mjedisit i beri keto deklarata gjate nje takimi me eksperte te shoqerise civile dhe perfaqesues te Bashkimit Europian, te cilet permes projektit “Selea” kane mbeshtetur me nje fond prej 4 milionë eurosh, forcimin e kapaciteteve per hartimin e ligjeve dhe zbatimin e legjislacionit kombetar per mjedisin.

Top Channel