Rama: Propozim i ri për paktin

07/11/2011 00:00

Një propozim i ri për t’i dhënë udhë paktit me 10 pika që do të drejtojë
Shqipërinë drejt integrimit europian, ky ka qene thelbi mbi të cilin
është vendosur fjala e kreut të PS-së Edi Rama në mbledhjen e grupit
parlamentar.

“Ky propozim, – sic tha zoti Rama, – do te synoje te nxise procesin legjislativ per projektet qe kerkojne 3,5 e votave dhe rrjedhimisht sipas tij do te shkepuse cdo mundesi justifikimi nga ana e pales tjeter per paktin e propozuar nga selia roze”.

“Për javën parlamentare që fillon dua t’i propozoj komisionit tonë të ligjeve, sipas pikës përkatëse të Paktit tonë me dhjetë pika, një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ lidhur me projektet që kërkojnë 3/5 e votave. Të dorëzojmë pa humbur asnjë minutë, në Kuvend, një axhendë të specifikuar pune për komisionin parlamentar të ligjeve me një rend çështjesh e afatesh, ashtu siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaj. Për të mos i lënë më as edhe një mundësi palës tjetër që t’i ikë përgjegjësive të veta, për këtë aspekt të rëndësishëm të procesit të integrimit dhe t’i bishtnojë Paktit që ne kemi ofruar “Për Shqipërinë si gjithë Europa” dhe jo për një pazar me ta”, tha Rama.

Duke u ndalur edhe tek prezantimi dhe diskutimi i programit te ri te PS, zoti Rama tha se ai duhet te behet pjese e te gjithe shqipetareve, duke u kthyer sipas tij ne nje simbol bashkimi te madh ku duhet te perfshihen edhe te larguarit per arsye te ndryshme nga kjo force politike.

“Programi ynë i ri duhet të bëhet pronë e sa më shumë shqiptarëve, duke i bërë ata pjesëmarrës në diskutimin për të dhe duke marrë prej tyre çdo vërejtje, sugjerim, ide, që përkon me vizionin e socializmit tonë europian”, tha Rama.

Top Channel