Gjuetia e paligjshme, Vlorë, gjoba kundravajtësve

04/11/2011 15:10

Gadishulli i Karaburunit, zonë e mbrojtur me ligj, përvec prerjeve të pyjeve po vuan edhe gjuetinë e paligjshme.

Përfaqësues të Drejtorisë së pyjeve tregojnë se kanë evidentuar disa raste që i kanë penalizuar dhe se fundmi edhe dy raste të cilët edhe pse janë anëtarë të shoqatave të gjuetisë janë kapur në një zonë të shpallur me ligj si zonë e ndaluar për gjueti.

Juristja e Drejtorisë së Pyjeve në Vlorë Stela Metaj tregon se u kapën disa kundravajtës ndaj të cilët u mor masa e gjobës prej 800 mijë lekësh.

Një ditë më parë Top Channel transmetoi pamjet e pemëve të sapo prera në zonën e Karaburunit dhe Drejtoria e Pyjeve ka nisur edhe një inspektim në terren.

Drurët që rriten atje përdoren vetëm për zjarr dhe merren në një zonë që supozohet të ketë mbikqyrjen e institucioneve shtetërore dhe që me pjesën tjetër të vendit lidhen me një rrugë që kontrollohet nga reparti ushtarak i bazës detare të Pashalimanit.

Top Channel