Numërimi i fletëve të Shalës, në Tiranë

22/08/2011 14:50

Per shkak te mosmarreveshjeve mes komisionereve per numerimin e
fletevotimeve te komunes Shale, KQZ vendosi qe ky proces te realizohet
ne Tirane.

Per kete u kerkuar qe fletet e votimit te transportohen nga KZAZ ne Shkoder drejt Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Por kjo kerkese ka hasur ne kundershtimin e perfaqesuesve te Partisë Socialiste.

Ne Tirane socialistet aluduan per manipulim te mundshem te procesit gjate kalimit ne Tirane.

Deputeti Taulant Balla deklaroi se Pasi dështoi me tentativat e tij për t’i vjedhur zgjedhjet në komunën e Shalës me anë të manipulimeve e presionit shtypës nga të gjitha strukturat e regjimit të tij, tani Saliu ka vendosur të përdorë sërish Ristanin për të kryer grabitjen e radhës. “Nuk mund të ketë numërim të ndershëm e të drejtë nga KQZ në krye të të cilit qëndron një bandit si Arben Ristani”, tha Balla.

Megjithe protestat e socialisteve ne Shkoder eshte bere transporti i fleteve te votimit me ane te nje helikopteri derguar nga KQZ. Te dielen ne komunen Shale u realizuan votimet pas dy deshtimesh per shkak konflikteve mes perfaqesuesve te dy kandidateve. Pas mbylljes se votimit ishin forcat e policise qe bene transportin tokesor te kutive te votimit nga zona e thelle e malore e Shales, per ne qytetin e Shkodres. Ndersa pas vendimit te KQZ ne qytetin e Shkodres, u dergua helikopter per te transportuar kutite e votimit ne Tirane.

Top Channel