Anglia, Fabio Capello trajneri i kombëtares

02/07/2010 16:35

Fabio Capello mbetet drejtuesi teknik i Anglisë. Lajmin e ka bërë të ditur federata angleze e futbollit, Football Association, në faqen e vetë të internetit, pas një mbledhjeje me krerët e Club England.

Vendimi i marrë në samit është ratifikuar nga FA. Capello është i lidhur me Football Association me një kontratë që skadon më 2012, vit kur do të luhet edhe Europiani në Poloni dhe Ukrainë.

Club England ka marrë parasysh të gjitha aspektet dhe në unanimitet ka vendosur se Capello është njeriu më i mirë që do të drejtojë Anglinë.

Top Channel