Shefi i Mbrojtjes së Republikës së Hungarisë, gjenerali László Tömböl, do të vizitojë KFOR-in të premten dhe të shtunën.

Gjenerali hungarez do të informohet për situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.

Ai gjithashtu do t’i vizitojë trupat e KFOR-it në zonën e Battle Group-it Shumëkombësh Perëndim dhe kontingjentin hungarez.

Top Channel