Greqia ka alarmuar Europën pasi tregjet paraqesin një rrezik konstant dhe kontinenti i vjetër mund ta pësojë nga efekti “domino”.

Kështu, sot në orën 14:30 në Berlin, kreu i Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet, drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn bashkë me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble do zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Ata do flasin për hapat e mëtejshëm ndaj Greqisë pas takimit me kryeministren Angela Merkel dhe parlamentarët gjermane.

Top Channel