Janine, aksidentohen rende tre shqiptare

04/10/2009 11:20

Nje aksident i rende ndodhi mbremjen e se shtunes ne aksin rrugor Kakavije-Janine.

Sipas policise greke, nje makine me tre emgirante shqiptare  ne bord u godit dhe doli nga rruga ne vendin e quajtur Avgo. Nga perplasja, te tre emigrantet shqiptare mbeten te plagosur rende. Emrat e tyre ende nuk jane bere te ditur.

Shqiptaret e plagosur u derguan me urgjence ne spitalin e Janines, ku po mbahen nen vezhgimin e mjekeve. Automjeti i tyre eshte shkaterruar plotesisht. Makina tjeter me te cilen u perplasen, nje automjet i burgut te Patres, pesoi deme te renda por nuk pati te plagosur.

Si per ironi edhe makina e burgut kishte ne bord disa te burgosur shqiptare qe po deportoheshin ne Shqiperi. Policia thote se aksidenti ndodhi si pasoje e parakalimit te gabuar nga drejtuesi i autoburgut, megjithate hetimet mbi aksidentin po vazhdojne.

Top Channel