Spanje, “Iberia Airlines” me humbje

28/08/2009 14:35

Kompania ajrore spanjolle “Iberia Airlines” ka rezultuar me nje humbje prej 72.8 milione euro ne tremujorin e dyte te 2009-es, ndersa kriza ekonomike ka prekur rende kete industri.

Kompania ajrore kishte regjistruar nje fitim prej 21.2 milione eurosh, ne te njejten periudhe te 2008-es.

Te ardhurat kane rene me 22 perqind ne 1.07 miliarde euro, ndersa fitimet kane shkuar ne 2.4 milione euro nga 135.4 milione qe ishin nje vit me pare.

Kostot operative kane rene ne 12.6 perqind ose 1.19 miliarde dollare kjo per shkak edhe te renies me 28.1 perqind te kostos se karburantit pas renies se cmimit te naftes vitin e shkuar.

Top Channel