SHBA-Karzait: Po na humbet durimi

28/08/2009 10:25

Shtetet e Bashkuara kane paralajmeruar presidentin afgan Hamid Karzai se durimi i Amerikes po merr fund.

Perfaqesuesit e Uashingtonit dhe Kabul, por edhe parlamentare amerikane, kane denoncuar shqetesimin e tyre per zgjerimin e korrupsionit ne Afganistan, si dhe per tentativat per te paragjykuar rezultatin e zgjedhjeve.

Karzai eshte takuar dy here me te derguarin e presidentit Barack Obama, Richard Holbrooke pas zgjedhjeve presidenciale te 20 gushtit, takime gjate te cilave eshte rritur tensioni kur zyrtari amerikan ka permendur balotazhin.

Mediat nderkombetare e komentojne tensionin mes SHBA dhe Karzait si pasoje te stresit elektoral dhe mosmarreveshjeve mes dy vendeve.

Top Channel