Berthamoret, Merkel paralajmeron Iranin

27/08/2009 19:05

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmeruar Iranin se mund te perballet me sanksione te reja nese nuk tregon vullnet per te bashkepunuar mbi ceshtjen berthamore.

Deklaraten e saj, Merkel e beri pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ndodhet per nje vizite ne Berlin.

Gjithashtu, Merkel i beri thirrje Izraelit qe te ndaloje menjehere ndertimet e tij ne Bregun Perendimor dhe te angazhohet me shume per procesin e paqes.

Gjate vizites se tij ne Gjermani, kryeministri izraelit ka marre nga autoritetet edhe nje plan orgjinal te kampit nazist te perqendrimit ne Aushvic.

Ndersa gjate vizites se djeshme ne Londer, Netanyahu beri te ditur se Izraeli eshte prane arritjes se nje marreveshjeje mbi kolonite.

Top Channel