Japoni, zgjedhjet parlamentare ne 30 gusht

13/07/2009 09:45

Japonia po shkon drejt zgjedhjeve te reja parlamentare pas krizes qe ka perfshire qeverine e kryeministrit Taro Aso.

Kreu i ekzekutivit ka vendosur qe zgjedhjet per Dhomen e Ulet te zhvillohen ne daten 30 gusht. Lajmin e bejne te ditur mediat vendase qe citojne disa anetare te partise Liberaldemokrate, e cila drejton aktualisht qeverine.

Shkrirja e Dhomes se Ulet do te zyrtarizohet ne daten 21 korrik. Vendimi eshte marre diten e djeshme pas nje takimi mes kryeministrit Aso dhe liderit te koalicionit qe perben maxhorancen qeverisese te vendit nipotik.

Top Channel