Meksike, vdes ne gara me makina Pardo

15/06/2009 13:45

Eshte mbyllur ne menyre fatale dhe me nje tragjedi, prova e pistes se Pueblas, ne kampionatin meksikan te garave me makina, ne kategorine Nascar.

Karlos Pardo ka gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe makina e tij u shkaterrua pas nje aksidenti fatal ne gare. Piloti 33-vjecar deri ne ato momente ndodhej ne krye te gares spektakolare te makinave ne kategorine e makinave Nascar.

Meksikani Pardo eshte perplasur nga pas, nga nje tjeter konkurrent, duke perfunduar me makinen pas murit, qe ndante pisten nga bokset.

Ne gare ishte e pranishme edhe gruaja e pilotit e cila shpertheu ne lot pas pamjeve shokuese dhe copave te makines qe fluturuan bashke me pilotin.

33-vjecari Pardo eshte derguar menjehere ne spital, por fatkeqesisht zemra e tij kishte pushuar se punuari qe ne piste. Ne fund organizatoret e gares vendosen qe t’ia jepnin fitoren pilotit qe humbi jeten, Karlos Pardo.

Top Channel