Liban, nis festa per fitoren e koalicionit pro-perendimor

08/06/2009 10:15

Mbeshtetesit sunite dolen ne rruget e Bejrutit  per te festuar fitoren e koalicionit te djalit te ish- kryeministrit te vrare Hariri.

Koalicioni pro-perendimor libanez deklaroi se ka fituar ne zgjedhjet parlamentare te se dieles.

Ne nje fjalim drejtuar simpatizanteve, udheheqesi i shumices ne parlamentin libanez, Saad al Hariri, shpalli fitoren ndaj aleances se udhehequr nga Hezbollahu dhe te mbeshtetur nga Siria dhe Irani.

Hariri tha se ne keto zgjedhje nuk pati as fitues dhe as te humbur. Fitoi Libani dhe demokracia, deklaroi ai. Ende eshte e paqarte se sa vende ka marre secili koalicion. Hezbollahu dhe aleatet e tij shpresonin ta eliminonin marzhin e vogel te shumices qe kishte koalicioni properendimor ne parlamentin e  prej 128 vendesh.

Masat e sigurise ishin nder me  te rreptat. Ne te gjithe vendin ishin mobilizuar rreth 50 mije ushtare dhe police per te parandaluar dhunen. Mes nje numer perkrahesish te kampeve rivale pati grindje por jo incidente te renda.

Top Channel