Roland Garros, Safina ne gjysmefinale, Sharapova jashte

02/06/2009 20:50

Ndeshjet cerekfinale te Roland Garros kane filluar me nje minute heshtje per respekt te pasagjereve te humbur ne Oqeanin Atlantik.

Numri 1 i botes Dinara Safina ka arritur me veshtiresi te kualifikohet per ne gjysmefinale pasi ka mundur tenisten bjelloruse Victoria Azarenka me rezultatin 1-6 6-4 6-2. Ka qene ne veshtiresi Safina ne setin e pare te cilin e humbur brenda 23 minutave, por ka permbysur me pas gjithcka ne setin e dyte dhe te trete duke kaluar per ne raundin tjeter.

Nderkohe Roland Garros ka humbur nje nder pretendentet kryesore, pasi Maria Sharapova eshte eleminuar ne cerekfinale nga Dominica Cibulkova. Ka vuajtur shume ne kete ndeshje tenistja ruse e cila u mund lehte nga Cibulkova me rezultatin e paster 6-0 6-2. Kjo eshte hera e pare ne karriere per te qe kalon ne gjysmefinalen e nje grand slam-i.

Per meshkuj Robin Soderling vazhdon me marshimin e tij te suksesshem. Suedezi pasi ka mundur Rafael Nadal, ne cerekfinale ka eliminuar edhe Nicolay Davydenko, te cilin e mundi me rezultatin 6-1 6-3 6-1. Kjo do te jete gjysmefinalja e pare per Soderling qe ne ndeshjen e radhes do te perballet me kilianin Fernando Gonzalez, i cili mundi Andy Murray-n.

Top Channel