Pakistan, talebanet kerkojne marreveshjen e paqes

26/05/2009 14:15

Talebanet kane deklaruar se deshirojne te rikthehen tek marreveshja e paqes qe deshtoi pak kohe me pare, c’ka shkaktoi edhe nje nisjen e nje operacioni ushtarak.

Militantet ne Luginen Swat kane njoftuar se jane gati te carmatosen, nese qeveria lejon qe ligji islamik te zbatohet ne kete rajon. Nje zedhenes i ndermjetesit taleban Sufi Mohammed, qe negocioi bisedimet me qeverine, tha se ky i fundit ishte gati te bente serish te njejten gje.

Marreveshja u prish sepse talebanet refuzuan te carmatosen dhe te levizin ne distriktin Buner, jashte rajonit qe qeveria kishte vendosur te kontrollonin. Kjo e fundit ka njoftuar se do te lejoje ligjin islamik, nese kjo nuk bie ne kontradikte me kushtetuten pakistaneze.

Top Channel