Aksidenti ajror, rreth 100 te vdekur

20/05/2009 15:05

Rendohet bilanci i te vdekurve nga aksidenti ajror ne Indonezi.

97 persona rezultojne te vdekur, deklarojne zyrtare ushtarake indoneziane. Ushtria eshte duke kerkuar per viktimat e ketij aksidenti te ndodhur ne oret e pare te mengjesit te se merkures ne Javen Lindore. Numri i viktimave mund te rritet, pasi forcat ajrore deklaruan se ne bordin e avionit mendohet te kene qene 112 persona ne momentin e rrezimit te avionit te transportit Hercules.

Aeroplani kishte nje personel prej 14 vetash dhe po transportonte rreth 98 pasagjere. Nderkohe qe Bambang Sulistyo, nje zedhenes i Forcave Ajrore indoneziane tha se te pakten 15 persona qe ndodheshin ne bord jane shpetuar.

Top Channel