Abuzime ne nje institut, video shokuese ne internet

14/05/2009 10:35

Nje video ku shfaqen abuzime ndaj personave me probleme mendore ka shkaktuar skandal ne SHBA.

Pamjet e filmuara me celular kane treguar sesi punonjesit e nje instituti ku mesonin femije me probleme ne Corpus Christi, ne Teksas, abuzonin me pacientet e terrorizuar, duke i detyruar te ndesheshin me ta. Sipas faqes ABC News, abuzimet me femijet kryheshin gjate turnit te nates.

Videoja eshte zbuluar nga policia marsin e kaluar, kur nje nga punonjesit e institutit kishte harruar celularin. Personat qe e kane gjetur e kane dorezuar ne polici, e cila ka arritur te identifikoje pronarin pasi ka pare videon.

Pas publikimit te nje pjese te videos ku te semuret ndesheshin mes tyre, jane arrestuar 6 persona.

Top Channel