Danimarke, regjistrohet rasti i pare i virusit A

01/05/2009 16:35

Ne Danimarke eshte regjistruar sot rasti i pare i prekjes se njeriut nga gripi A/H1N1.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet shendetesore te vendit skandinav, sipas te cilave gripi ka prekur nje vendas. Sipas burimeve, personi ne fjale iu eshte nenshtruar mjekimeve.

Duke e bashkuar kete rast me ato te dhena nga Organizata Boterore e Shendetesise, shkon ne 13 numri i personave te prekur nga gripi ne Evrope.

Me problematike situata paraqitet ne Meksike, vendi i origjines se virusit, ku te prekurit jane 331, nderkohe qe 10 te tjere kane humbur jeten.

Top Channel