Argjinaturat nuk mund te shpetojne New Orleans

25/04/2009 09:50

Ndertimi i argjinaturave me te medha dhe me te forta nuk do ta shpetoje qytetin amerikan New Orleans nga nje tjeter uragan Katrina.

Perfundimi eshte arritur nga nje panel ekspertesh, sipas te cileve rreziku i permbyetjeve ne qytet nuk do te mund te eliminohet asnjehere. Sipas raportit, autoritetet duhet te rrisin nivelin e ndertesave dhe te braktisin zonat e perfshira nga permbytja.

Me shume se 1800 njerez humben jeten nga uragani ne vitin 2005, ku 80 perqind e qytetit u permbyt. Strukturat mbrojtese nuk mund te zgjidhin problemin, sado te medha qofshin. Ekspertet thone se nuk mund te kete mbrojtje absolute ndaj stuhive te fuqishme dhe autoritetet duhet te largojne njerezit nga zonat me te rrezikuara.

Top Channel