Kriza, 50 mije punetore ruse rrezikojne postin

12/03/2009 17:25

Kriza ne sektorin e automjeteve ne Rusi do te dergoje ne shtepi rreth 50 mije punetore brenda muajit korrik, nderkohe qe atyre qe do te mbeten ne pune rroga do t’u reduktohet me 40%.

Keshtu bejne te ditur mediat ruse, te cilat iu referohen parashikimeve te organizatave joqeveritare.

Ne sektorin e automjeteve, ku prej muajsh regjistrohen humbje te ndjeshme pavaresisht ndihmave shteterore, punojne aktualisht 1.5 milione persona.

Nese parashikimet do te rezultojne te verteta, atehere i bie qe te shkarkohet 3.3 per qind e tyre.

Top Channel