Deshira e fundit, pagezohet ne spital Jade

07/03/2009 12:30

Pagezohet ne kishen e spitalit, Jade Goody, ish-konkurrentja e Big Brother ne Britani, e cila vuan nga kanceri dhe eshte ne ditet e fundit te jetes se saj.

E njohur si personazhi me antipatik i edicionit te reality show, Goody u pagezua bashke me dy djemte e saj Bobby, 5 vjec dhe Freddie, 4 vjec.

Aktualisht Jade eshte ne fazen e fundit te semundjes dhe nuk arrin te levize nga shtrati.

Keto dite gjendja e saj eshte renduar se tepermi dhe tani ajo nuk arrin me as te flase. Zedhenesi i saj, shpjegoi se Jade kalon kohen duke fjetur per shkak te qetesuesve te forte qe po merr.

Top Channel