ILO: Kriza ekonomike prek edhe grate

06/03/2009 11:10

Kriza ekonomike do te rrise kete vit numrin e grave te papuna dhe shifra mund te arrije 22 milione, njoftoi Organizata Nerkombetare e Punes (ILO).

Ne nje raport vleresues per trendin e papunesise tek femrat, organizata paralajmeron se ato nuk do t’i shpetojne krizes. Kriza nisi ne sektoret financiare te vendeve me te pasura te botes, ne punet qe tradiconalisht dominohen nga meshkujt, por tani ajo eshte shperndare me gjere.

Pas prekjeve te sektoreve mashkullore, si financat, sigurimet, pasurite e patundshme, fabrikat, apo ndertimi, tani jane prekur shume fusha qe dominohen nga grate, si kamariere, shitese, grate qe punojne ne bujqesi, si sherbyese, etj.

Keto kategori nuk kane perkrahje sociale dhe jane me te ekspozuara ndaj krizes. ILO ka parashikuar rritje te papunesise ne 51 milione njerez, 22 milione nga te cilet do te jene femra.

Top Channel