Kriza, BQE ul me tej normat e interesit

05/03/2009 18:00

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normat e saj te interesit nga 2% ne 1.5%, duke arritur kuoten me te ulet qe prej janarit te vitit 1999.

Vendimi i BQE vjen pas uljes se normave te Bankes se Anglise, asaj te SHBA dhe te Japonise, te cilat jane pothuajse zero.

Ne nje konference per shtyp, presidenti Jean Claude Trichet terhoqi parashikimet e tij per zgjerimin e eurozones.

Aktualisht BQE parashikon se GDP-ja kete vit ne bllokun e 16 kombeve do te ulet mes 2.2 dhe 3.2 per qindshit.

Parashikimi i fundit i saj ne dhjetor ishte se, rritja do te binte me 1% ne 2009-en, nderkohe qe per vitin 2010 rritja parashikohet te jete mes 0.5 dhe 1.5%.

Top Channel