Clinton ne Kine, pritet nga delegacion i larte

16/02/2009 15:05

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, fillon turneun e saj te pare jashte vendit qe prej ardhjes ne detyre. Tradita ka qene, qe shefat e diplomacise amerikane i kane nisur misionet e tyre jashte vendit me udhetime ne Europe.

Por Clinton eshte e para qe prej viteve 60, qe zgjedh te vizitoje se pari Azine. Per shtypin perendimor, mesazhi eshte se administrata e re kerkon t’i beje pershtypje Kines.  

Zonja Clinton qendron ne Japoni fillimisht dhe me pas shkon ne Indonezi, Kore te Jugut dhe Kine. Gjate qendrimit ne Tokio shefja e diplomacise amerikane i dergoi nje mesazh korese se veriut qe te mbaje angazhimet per shkaterrimin e programit berthamor.  Ne Tokio ish-zonjen e pare te Amerikes e priti nje delegacion zyrtaresh te larte si dhe dy astronaute japoneze.

Top Channel