SHBA-te kane vullnetin te ulen ne tryezen e bisedimeve mes Kosoves e Serbise, nese ftohen, per te ndihmuar ecjen perpara te ketij procesi. Por, qe kjo te ndodhe, varet nga palet.

Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per Radion Evropa e Lire zv/ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones. Nder te tjera, Jones ka vleresuar se ne njevjetorin e pavaresise populli dhe qeveria e Kosoves kane me cfare te krenohen.

“Kemi pare gjate nje viti Kushtetuten e re, dhjetera ligje te miratuara, kilometra te tera rruge te reja dhe dhjetera shkolla te ndertuara. Kudo qe t’i hedhesh syte ne Prishtine, dhe une isha atje vetem pak jave me pare, sheh shenja perparimi”, ka pohuar Jones.

Ai ka shtuar me tej se SHBA jane krenare qe kane qene pjese e procesit te pavaresise se Kosoves.

Top Channel